Aplikacion
Gjatë mbledhjes së radhës në komisionin hetimor për sterilizimin, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu renditi disa faktorë që do të përcaktojnë për vijimin e koncesionit.
“Do të merren në shqyrtim një sërë faktorësh si lëvizjet demografike, prioritetet e shëndetësisë dhe buxheti. Pas këtyre do të gjykohet se si do të vijojë ky lloj program. Do të shohim nëse do ta zgjasim apo jo check up-in që mbaron me 31 dhjetor. Do të bëjmë verifikime e analiza”, tha Albana Koçiu.
Kjo deklaratë e ministres vjen në një kohë kur koncesioni i check up-it është parashikuar si shpenzim në buxhetin e vitit të ardhshëm. Madje, ai do të financohet deri në vitin 2027, sipas draft-buxhetit.
Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin nga magazinimi tek çmimet e diferencuara