zoom

Blog

Qeveria si kooperativë magazinierësh

Nga Klodian Tomorri

Është bërë qeveria dhe gjithë pushteti si kooperativë magazinierësh. Numërojnë çdo ditë sa veta hyjnë dhe dalin në Shqipëri.

Sot kishin shpikur moton “lart e më lart”. Çdo javë shpërndajnë nga një grafik sa u rritën pasagjerët në aeroport apo pikat kufitare të vendit.

E hedh Rama grafikun i pari, pastaj e marrin të gjithë me radhë, Balluku, Kumbaro, Veliaj, OSHEE, drejtoria e bujqësisë, komunalja.

Askush nuk flet për investime në bujqësi, industri, IT, arsim apo shëndetësi. Vetëm numërojnë njerëzit që hyjnë e dalin si barinjtë me bagëtitë kur i fusin në vathë. Ky është prioriteti i qeverisë sot.

Dhe ngaqë këta merren gjithë ditën me numërimin e pasagjerëve, në Shqipëri ndodhin çudira. Numri i turistëve rritet, por bujqësia ka 10 vjet që është në krizë. Milionat e turistëve që vijnë, i bie që marrin bukë me vete.

Shqipëria kampione botërore e turizmit, por kontributi i turizmit në rritje ekonomike është njësoj me grupin e shërbimeve administrative.

Nejse, mirë është. Grafiku i pasagjerëve lart, ai i shqiptarëve që ikin nga sytë këmbët edhe më lart.