Aplikacion
Dokumenti nuk jep specifikime të metëjshme mbi fashën që do të vendoset dhe cili është niveli i konsumit, ku do të nisë aplikimi i saj me çmime të rritura.
Po ashtu aty thuhet se sektori energjetik do të mbështetet me 12 mld lekë, për të mbrojtur konsumatorët më të dobët, që të qëndrojnë brenda fashës.
Fasha e energjisë u përdor gjatë vitin e shkuar si presion nga ana e qeverisë, por ekzekutimi i saj nuk u bë kurrë. Atëherë qeveria mendonte për një fashë në masën 800kwh/muaj, ku do prekeshin rreth 50 mijë qytetarë.
Ndërkohë, gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit, kryeministri Edi Rama përmendi se ka ende shanse që kjo ide të jetëzohet.
Nuk është e qartë cili justifikim do të përdoret këtë herë duke qenë se shirat kanë qenë të bollshme, KESH ka shitur energji gjatë të gjithë vitit dhe çmimet në bursë janë ulur. /Zoom.al