zoom

Ekonomi

Qeveria Rama nxjerr Shqipërinë me qira dhe në shitje – Tokë publike dhuratë për ndërtuesit

Të paktën 200 mijë metër2 tokë publike do t’i falen ndërtuesve në Shqipëri, si dhuratë nga qeveria Rama.

Një vendim i fundit i qeverisë nxjerr në shitje dhe qira pronat shtetërore të Shqipërisë, për të krijuar aty kulla dhe për të marrë në këmbim disa zyra në shërbim të administratës. Më shumë se 200 mijë metër katror tokë do t’i kalohen Këshillit të Investimeve, AIC, e cila më pas mund të krijojë marrëveshje me privatët që mund t’i zhvillojnë pronat në ndërtesa tregtare.

Në vendim, shkruhet se Korporata e Investimeve mund të nisë me prishjen e objekteve sapo pronat të kalojnë në pronësi të saj.

Pjesa më e madhe e pronave që i dhurohen privatit janë në fakt institucione funksionale të shtetit.

Disa nga hapësirat që do të jepen:

Një ndër më të rëndësishme për shkak edhe të lokacionit është Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në rrugën që lidh ish-Bllokun me Liqenin. Ndërtesa e ASHK-së ka një sipërfaqe prej më shumë se 2 mijë m2. Sipërfaqja prej 7.500 m2 e ASHK-së në zonën pranë Don Boskos, do të vendoset po ashtu në dispozicion të privatëve.

Rreth 3.000 m2 në zonën e Pazarit të Ri, njohur si ish-ATSH, janë pjesë e listës që qeveria do t’i dhurojë ndërtuesve.

9.800 m2 në zonën e Komunës së Parisit, do të jepen për të ndërtuntratës për zhvillimin e pronave të transferuara në pronësi apo për të cilat ka autorizim zhvillimi, në funksion të realizimit të projekteve të investimit,” shkruhet në vendimin që mban firmën e kryeministrit.

Pak javë më parë, qeveria miratoi në Kuvend një tjetër ligj që lidhet me kalimin e pronës publike tek privati me qëllim investimet luksoze. Pra, qeveria i jep falas tokë publike një investitori, edhe nëse aty ka një godinë, e cila në rast miratimi, shembet. Ligji u kundërshtua fort nga opozita që kërcënoi se do ta çonte atë në gjykatën Kushtetuese.

Projekti i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit

Një plan më i detajuar nga AKPT, tregon se nuk do të jepet vetëm sipërfaqja e godinave të lartpërmendura, por edhe hapësira përreth tyre, që është tokë publike e lirë.

Specifikisht, në kuadër të projektit me emrin “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”, p.sh tek Komuna e Parisit, godina e DSHQ-së është vetëm 9.800 m2, por AKTP planifikon të ofrojë më shumë se 30 mijë m2 tokë.

Po ashtu, në rastin e zyrës së Arsimit Parauniversitar në bulevardin Zhan D’Ark, godina e së cilës është pothuajse 3 mijë m2, projekti parashikon dhënien e më shumë se 50 mijë metrave2, sepse aq parashikohet të jetë e nevojshme për ndërtimin e një kulle 41 kate. Godina e Inxhinierisë në 21-sh është 3 mijë m2, por do të jetë në ‘shitje’ një sipërfaqe prej 40 mijë m2, për një ndërtes 40 katëshe.

AKTP-ja thotë se ky model është një “fitore e ndërsjelltë” (“win-win”), ku privatët përfitojnë pronat, ndërsa shteti zyrat.

Projekti i zyrës së Arsimit Parauniversitar, bulevardi Zhan D’Ark

Projekti i drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, Komuna e Parisit