Aplikacion
BE bën thirrje për pavarësi edhe për anëtarët e tjërë të Bankës, me qëllim që të mos marrin udhëzime nga qeveria apo parlamenti, për të përmbushur nevojat e këtyre të fundit.
“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u lidhur plotësisht objektivat e BSH me acquis të BE-së. Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të siguruar pavarësinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe siguruar se organet dhe anëtarët e lartë drejtues të BSH nuk janë vënë në pozicionin e marrjes së udhëzimeve nga qeveria apo parlamenti dhe që BSH të jetë në përputhje me ndalimin e financimit monetar”, thuhet në raport.
Në raport nuk ka më shumë detaje, dhe nuk është e qartë nëse BSH është përballur me presione nga politika.
Legjislacioni shqiptar, ndalon financimin e nevojave të qeverisë nga Banka Qendrore.