zoom

Aktualitet

Qeveria e Kosovës detyron lokalet t’u shërbejnë klientëve ujë nga rubineti

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin, i cili detyron bizneset për shërbimin e klientëve me ujë nga rubineti dhe monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor, në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik.

Sipas njoftimit, në situatën kur objekti i gastronomisë furnizohet nga uji i puseve, rezervuarve apo rrjetit, që nuk menaxhohet prej kompanive publike të ujit, pronari detyrohet të bëjë monitorimin e cilësisë së ujit në përputhje me Udhëzimin Administrativ për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor.

“Në këto situata, pronari duhet të pajiset edhe me certifikatë të cilësisë së ujit nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të njëjtën duhet ta ekspozojë në lokal”, thuhet në njoftimin nga vendimet e Qeverisë, dërguar mediave./ Zoom.al