Aplikacion
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së qeverisë.
Ai tha se bëhet fjalë për 3 kallëzime të dorëzuara në Prokurorinë e Durrësit, pasi dyshohet se ka zgjeruar punimet në Porto Romano, pa marrë ende leje.
“Kastrati Group” dhe kompania “Eida” dhe “Salillari”po ndërtojnë me koncesion një port detar për shkarkimin e anijeve të hidrokarbureve. Shoqëria konçesionare ka marrë emrin Porti MBM (Multi Buoy Mooring)
Sipas Ekstraktit Historik të Regjistrit të Pronarit Përfitues, date 18.10.2022, tërhequr nga QKB në datën 25.02.2023, Pronar përfitues i shoqërisë me 25% të kapitalit e me teper është:
Kompania koncesionare është akuzuar jo vetëm që po ndërton pa leje portin, por edhe për dëmtimin e një objekti të rëndësisë së veçantë, siç është Muri i Portës, muri antik i portës hyrëse romake, një monument kulture i kategorisë së parë.
Arkeologu Neritan Ceka, duke denoncuar këtë skandal, kërkoi çuarjen para drejtësisë të ministres së Kulturës, Elva Margariti.
I njëjti port dyshohet se shërben për shkarkimin e anijeve kontrabandë të naftës, disa prej të cilave janë kapur me sinjalizimin e ndërkombëtarëve.
Kjo është hera e parë që qeveria godet “Kastratin”, një kompani që konsiderohet si kliente e ekzekutivit. Ai është denoncuar publikisht edhe për ndërtimin e 5 kateve pa leje në Downtown One te “7 Xhuxhat” dhe për shkelje të tjera me ndërtimet në Tiranë, por qeveria nuk ka marrë ndaj tij asnjë masë. Madje, sipas opozitës, ajo ka bërë një VKM të veçantë, në kundërshtim me ligjin, për t’ia legalizuar katet pa leje, ndërkohë që disa ndërtuesve të tjerë ua sekuestroi ato. /Zoom.al