Aplikacion
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka nënshkruar vendimin që, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro.
“Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë,”- thuhet në njoftim.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike, në https://masa3-1.rks-gov.net, dhe do të jetë i hapur deri më datë 30 Nëntor 2021.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë