Aplikacion
Sipas rektorit të universitetit bujqësor, Fatbardh Sallaku me vendimin e ri që pritet të miratohet do t’u lihet universiteteve të bëjnë përzgjedhjen.
“Kemi rënë dakord me ministrinë që të hiqet kufiri i notës mesatare për çdo të ri që aplikon për këto programe studimore me rëndësi kombëtare në Universitetin e Tiranës.”
Ky projekt vendim parashikon mbështetjen gjatë viteve të studimit të këtyre studentëve me bursë sa paga minimale, ndaj rektori u bën thirrje të rinvje të aplikojnë në këto degë, pasi dhe punësimi është i garantuar.
“Ka një numër shumë të ulët në këto degë prioritare. Do ketë një numër kuotash të caktuara për këto degë ku do t’u jepet e drejta universiteteve, senateve, bordeve për ndarjen.”
Vendimi i qeverisë për miratimin e ndryshimeve për mbështetjen me bursë të studentëve ekselentë dhe atyre që do të ndjekin programe kombëtare, pritet të miratohet në mbledhjen e rradhës të qeverisë, raporton Klan News.
“Gjimnazistët të cilët i drejtohen këtyre programeve me prioritet kombëtar, pavarësisht notës mesatare bëhen pjesë e një përfitimi ekonomik, 400 mijë lekë të vjetra.”
Në total janë rreth 39 programe studimi të cilat janë shpallur si prioritet nga qeveria, ku veç degëve të Bujqësisë bëjnë pjesë edhe degë të tjera që kanë të bëjnë me fakultetin e Gjeodezisë dhe Shkencat e Natyrës, ndërsa janë shtuar dhe arsimi fillor e ai parashkollor.