zoom

Aktualitet

Qëndroi vetëm pak minuta! Olsi Rama del nga SPAK: S’kam fare lidhje me Xibrakën, ja e vërteta me…

Nuk ka zgjatur shumë qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme të vëllait të kryeministrit Edi Rama, teksa duket se ai kërkon shpjegime nga institucioni se çfarë po bëhet me kallëzimin e tij.

Pasi qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e SPAK, Olsi Rama u ndal edhe në një prononcim për mediat.

Rama tha se nuk ka lidhje me bosët e krimit të përfshirë në çështjen “Xibraka”, duke mohuar kategorikisht denoncimin dhe lidhjet e deklaruara nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.

“Nuk e di se çfarë ka vendosur Prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës.

Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja”, tha ai. /ZOOM.AL/