zoom

Sport

Qëndroi 39 vjet në koma për faj të mjekëve, ndërron jetë ish-mbrojtësi i Francës

Ish-mbrojtësi francez Jean-Pierre Adams ka vdekur në moshën 73-vjeçare, pothuajse 40 vjet pasi ra në koma si pasojë e një gabimi mjekësor.

Në 1982, Adams ra në koma pasi iu dha një dozë pothuajse fatale e anestezisë para një operacioni rutinë të gjurit, që i shkaktoi dëmtim të trurit.

Gabimi i mjekëve e la atë 39 vite në koma. Pas një sërë betejash ligjore, një gjykatë në Lion vendosi që mjekët ishin fajtorë për dëmtim pa dashje.

Bashkëshortja e tij, Bernadette kishte hedhur gjithmonë poshtë mundësinë e eutanazisë.

Adams ka luajtur për Paris SG, Nimes dhe Nice. Një yll që iu pre ëndrra në mes dhe që vuajti pambarimisht.