zoom

In Zoom

Qëndroi 2 muaj në dhomë presidenciale, si ia doli të paguante Taulant Balla?

“Taulant Balla i pari ka nejt (ka ndenjur) me muaj, e kishte si shtëpinë e vet, i kam bërë yzmet (i kam shërbyer). Ka ndejt dy muaj te dhoma presidenciale. Oho pasha, tani nuk vjen, turp t’i vijë,”-shprehet një ndër punonjëset e “Prestige Resort”, ku IKMT, prej mëngjesit të së ditës së djeshme i vendosi ruspat pishinave të cilave kohë më pare ishin lejuar e firmosur nga vetë Kryeministri Rama.
View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Një deklaratë në dukje gati e rëndomtë, por që në fakt tregon shumë për jetën e politikanëve tanë, marrëdhëniet me pushtetin dhe paranë, si në rastin e Taulant Ballës. Me një kërkim të thjeshtë mësohet se rroga si deputet, referuar pagesave të publikuara në faqen zyrtare të Parlamentit shkon rreth 135.262 në muaj.

Përmes një vëzhgimi në faqet e ndryshme ku mund të prenotosh për të qëndruar në “Prestige Resort” shihet qartësisht se një natë në një suitë si ajo që punonjësja shprehet se ka qëndruar Deputeti Taulant Balla është 28.734 mijë lekë për një natë.


Me një llogari të shpejtë, për dy muaj qëndrim, Z. Balla duhet të paguajë rreth 1.7 milionë të reja, ndërkohë që rroga mujore e tij është rreth 135 mijë lekë të reja. Kështu, sipas të ardhurave nga rroga si deputet, duhet që Balla të mos hajë, të mos vishet dhe të mos paguajë asnjë taksë për disa kohë, që të përballojë qëndrimin në këtë resort.

Pyetja që lind është se ku i gjeti Z. Balla paratë për të qëndruar në një suitë të tillë për dy muaj, pasi qartësisht të ardhurat nga rroga si deputet nuk janë aspak të mjaftueshme.

Nga ana tjetër, nëse Z. Balla ka arritur të mundësojë shumën e parave për të qëndruar në resort, atëherë a ka fatura në emër të tij për pagesat e bëra? Si ka paguar ai cash apo me kartë? Apo janë benefite të siguruara nga pushteti i marrë, i cili mesa duket kur e ke mirë me qeverinë siguron suita luksoze pa paguar asgjë e nga ana tjetër, kur del nga rreshti të godasin.

E gjitha kjo s’është çudi të merret si një provë e sigurtë, që tregon se si funksionin pushteti në Shqipëri./Zoom.al/

Postime të lidhura