zoom

Aktualitet

“Qëlluan me armë drejt mjetit tim”- Një shtetas alarmon policinë, ç’ndodhi në Shkodër

Një person ka telefonar sallën operative duke i njoftuar se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Shtetasi me iniciale S. K., ka pretenduar se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij.

Sipas policisë, nga të shtënat nuk ka pasur dëme materiale në automjet.

“Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.