zoom

Politikë

Qefalia sulmon deputetët e opozitës: Xhemal mos qëllo, se na vrave…!

Nuk ka nisur aspak normale seanca parlamentare e sotme. Siç pritej opozita protestoi në sallë duke përmbysur karriget, teksa palët u përplasën mes tyre. Ra në sy një moment tensioni kur deputeti i mazhorancës, Xhemal Qefalia, u përplas deri fisikisht me ata të opozitës. Ai u kërkoi llogari se përse i përmbysnin karriget e Parlamentit dhe ka pasur replika të ndërsjellta.

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia është përplasur fizikisht me deputetët e opozitës. Teksa ka kërkuar që të mos lëvizin karriget, ai ka shtyrë Spahon dhe Mziun, si dhe kolegë të tjerë. Pritet që kjo ditë të mos jetë aspak normale në vijim dhe seanca të dështojë në rrugë proceduriale. Madje në një moment dëgjohet një nga ligjvënësit që shprehet i tronditur, pikërisht Ina Zhupa: O Xhemal mos qëllo, se na vrave…!

Më pas, Xhemal Qefalia ka arritur që të marrë një nga karriget dhe është ulur në vendin e tij. /ZOOM.AL/