Kupola policore e Shqiperise nen krim!
Zedhenesit (Drejtore) te Policise se Shtetit dolen sot para mediave si perhere per te dhene sihariqin se nje shqiptar u vra. Viktima e sotme mund te ishte kushdo qe gjerb kafen e perditshme. Nje mik i dashur i imi ishte deshmitar i nje dite qe veshtire se ka per ta harruar. Plumbi u qelluan si para syve te tij, ashtu edhe ne zyren e tij, fati, vetem fati e deshi fort plot dy here brenda pak minutash. Ama ngjarja e sotme tregoi te gjithe mpirjen shoqerore nen diktatin “ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje behen dhe filma”. Shqiptaret po vriten cdo dite, sot ne mes te Tiranes, pardje ne mes te Tepelenes, 3 dite me pare ne mes te Lushnjes, 1 jave me pare 2 u vrane ne Vlore e nje e fali plumbi po ne ate qytet, e po javen e kaluar vrasje pati dhe ne Shkoder. Jeta e njeriut ne Shqiperi e ka humbur vleren edhe pse ne paguajme taksa per tu mbrojtur. Kupola e Policise se Shtetit eshte shendrruar ne papat me ne krye “Atin e Shenjte” Ardi Veliu dhe kardinalet e tij qe kane futur koken ne rere si struci me te ndenjurat ne hava dhe e nxjerrin ate vetem per te bere pyetje “Ca ka ndodhur?” Kupola policore shqiptare e ka humbur te drejten per te qeverisur rendin ne Shqiperi. Situata e krimit te dale rrugesh i duhet patjeter dhene nje pergjigje e re, e nje vullneti qe i pergjigjet nje vizioni te ri. Une nuk po them se kreret e policise jane te korruptuar, por ata qartazi jane te paafte ti pergjigjen vales se krimit dhe kostot po i paguajne si qytetaret shqiptare ashtu sikunder dhe imazhi i Shqiperise tani qe jemi ne nisje te sezonit turistik. Prandaj sot te gjithe ne si qytetare duket te kemi vetem nje qendrim te palekundur…
p.s…qe mos te ikim ne, me mire te ikin ata.., e gjithe Kupola e Policise se Shtetit!