zoom

Bota

Putin premton hakmarrje për masakrën e Moskës: Paguam një çmim të shtrenjtë, por…

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij do t’i gjejë e do t’i kapë ata të cilët kryen sulmin në Moskë pak ditë më parë ku humbën jetën rreth 140 persona.

“Ne paguam një çmim shumë të lartë dhe e gjithë analiza e situatës duhet të jetë jashtëzakonisht objektive dhe profesionale”, tha Putin tha në një takim me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Sulmi i 22 marsit në një sallë koncertesh në Moskë ishte më i rëndi në Rusi në vitet e fundit.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) ka thënë se sulmi u krye nga katër anëtarë të tij.

Rusia e lidhi sulmin edhe me Ukrainën, si organizatore e masakrës, por Kievi e mohoi. Të dyshuarit thanë se u paguan nga 5 mijë euro nëpërmjet Telegram dhe personi ishte i panjohur për ta, teksa udhëtuan nga Taxhikistani. /ZOOM.AL/