zoom

Bota

Putin: Perëndimi po përkeqëson situatën!

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet perëndimore po përkeqësojnë situatën, lidhur me gjendjen në Ukrainë.

Në një prononcim për Rossya 24, ai u shpreh:

“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë. Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” duke kërkuar heqje të sanksioneve ndaj Rusisë.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur ministrat e Jashtëm të Perëndimit priten të mblidhen në Bruksel për të shqyrtuar situatën.

Putin gjithashtu ka përsëritur pretendimin se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ushtria ruse janë ndërmarrë si reagim ndaj disa veprimeve armiqësore kundër vendit të tij.