zoom

Bota

“Putin parandaloi një tragjedi”/ Politikani rus: NATO furnizoi Ukrainën me armë për të na sulmuar

Kryetari i Parlamentit rus ka deklaruar e NATO po armatoste Ukrainën me qëllim që pushtonte Rusinë në janar,.

Sipas tij kjo ishte edhe arsyeja që presidenti rus Vladimir Putin mori vendimin për të  ‘operacionin special ushtarak’ në Ukrainë, duke parandaluar në këtë mënyrë sipas tij një tragjedi të madhe.

“NATO po përgatiste Ukrainën për një sulm ndaj vendit tonë. Si mund të shpjegohet ndryshe se të gjitha vendimet për furnizimin me armë në Ukrainë janë marrë nga Parlamenti amerikan që në janar, pra para fillimit të operacionit special ushtarak,”, ka thënë Vyacheslav Volodin.

Më tej ai shtoi se qytetarët e Ukrainës janë përdorur nga Uashingtoni dhe se nacionalizmi ishte bërë ‘ideologjia shtetërore e Kievit’, shkruajnë mediat e huaja.