Aplikacion
Për programin Today të BBC Radio 4, Sergei Orlov tha se nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin të vrasë civilët, derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal, është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombet më të mëdha evropiane.
“Duket sikur [udhëheqësit e NATO-s] nuk e kuptojnë se Putini nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ne presim që një ditë udhëheqësit e NATO-s të kuptojnë se është plotësisht e nevojshme t’i ofrohet mbështetje direkte ushtarake Ukrainës për të ndaluar Putin ose të paktën të mbyllë qiellin tonë për të na mbrojtur nga kërcënimi nga qielli.”
Ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të krijojë një shkretëtirë për të zgjidhur çështjen e Ukrainës.
“Ne tashmë e kuptojmë se ai është gati të vrasë sa më shumë civilë që i nevojiten.”
Që prej nisjes së luftës, në 9 ditë bombardime, ushtria ruse ka shkatërruar qendra të banuara, zyra qeveritare dhe baza të shumta ushtarake.
Megjithatë ajo nuk po arrin të marrë qytetet kryesore, si Odesa, Kharkir apo Kievin. Sulmet e saj janë zbrapsur nga ushtria ukrainase, e cila thotë se me sistemet e saj kundër ajrore ka rrëzuar me qindra avionë ushtarakë rus.
Po ashtu, edhe bakuzat suedeze dhe angleze, të teknologjisë së fundit ushtarake, janë shndërruar në një tmerr për ushtrinë e Vladimir Putin. /Zoom.al