Aplikacion
Pa dhënë detaje, nuk dihet se si do të bëhet tranzicioni i këtyre shërbimeve, madje dhe punonjësve, ata më të rëndësishmit edhe në botën virtuale të kreut të qeverisë.
A jemi gati?
Përveç problematikës së teknikave, ngarkesa rrjeti apo edhe pamundësi (një pjesë e madhe që marrin shërbime në sportele janë të moshuar) është mungesa e përgjithshme e informacionit për këtë fushë në vendin tonë.
Sipas Indeksit Global Të Inovacionit për vitin 2021, Shqipëria renditej ndër vendet e fundit për përshtatjen e teknologjisë dhe inovacionit, lart Kenias, por poshtë Marokut e Kazakistanit.
Një tjetër problematikë, në fakt akoma më shqetësuese është ajo e “ikjes së trurit”.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve që largohen nga vendi janë të rinj dhe të rinjtë janë përqafuesit e inovacionit, ata janë truri.
Raporti i fundvitit 2021 nga Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim, përcakton se Shqipëria bashkë me Bosnjë Hercegovinën, po vuajnë largimin e profesionistëve të teknologjisë.
Në statistikat e fundit nga Instat, u raportua se 42 mijë qytetarë e kishin lënë Shqipërinë gjatë vitit të shkuar. Ndëkohë, oferta e lartë për profesionet e teknologjisë dhe kërkesa e ulët, ndonëse sektor në zhvillim, mbështet të dhënat më lart.
Do të shtohen shërbimet digjitale, por nuk mungojnë ekspertët. Mos ndoshta këtë parashikoi Rama kur tha, “punë ka, por s’ka profesionistë?!/Zoom.al