zoom

Aktualitet

Publikohet foto/ Pretendoi se u godit i pari, momenti kur Valteri kap prej fyti Tedi Blushin

Ditën e sotme u raportua se këshilltari i opozitës, njëherazi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi goditi këshilltarin socialist, Halit Valteri gjatë mbledhjes së Këshillit Bashakiak të Tiranës.

Por e vërteta duket krejt ndryshe, pasi nga pamjet e bëra publike, dallohet se si Valteri i vendos duart në fyt Tedi Blushit, në momentin që ky i fundit i hodhi një dosje me letra në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës.

Në këtë moment ka reaguar edhe Blushi, duke iu kundërpërgjigjur Valterit./ Zoom.al