Aplikacion
Ndërkohë duke folur për pistën e hetimeve, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vajza që i shoqëronte e dinte se Mihasi dhe Dumani ishin të paarmatosur dhe se kjo pistë mund të shihet më me vëmendje.
Ferhati: Bëhet fjalë për dy grupe që zotërojnë potencial të madh ekonomik si klani Duka, dhe grupi që njihet si mbështetës i Ervis Martinaj.
Viktimës, Mihasit i janë gjetur 2 mijë euro në xhep ditën ku u vra. Jo çdokush lëviz me 2 mijë euro, më pas automjeti luksoz të cilin zotëronte.
Shumë ngjarje mund të parandalohen. Janë konflikte të akumuluara, interesa të shkelura që vijnë deri në këtë pikë. Nëse ka një grup apo disa grupe që operojnë në territor dhe kanë një bazë ekonomike, është shumë e thjeshtë të hetohet. Shkon tek aktiviteti i paligjshëm. Nëse do të ishin ndjekur që në embrionin e tyre, do kishte mundësi që disa nga këto vepra penale të mos ndodhnin.
Ferhati: Nuk dimë nëse ka pasur dyshime për zyrtarë të policisë. Ajo që është e sigurt është fakti që policia e Tiranës ka një skedar të qartë të organizimit të këtyre dy grupeve. Viktima Erigers Mihasi në foto është në praninë e Santiago Malkos në vitin 2016, i ekzekutuar dhe ai. Kjo foto është në skedarët e policisë. Erigers Mihasi është i ndaluar për dy ngjarje. Do ta cilësoja si një person që ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë.