zoom

Aktualitet

Publikohen datat, ja kur maturantët mund të aplikojnë në U-Albania

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka bërë me dije datat e aplikimeve për në universitet, që maturantët do të bëjnë nga portali U-Albania.

Kushi ka thënë gjithashtu se të gjithë studentët, vitin e ardhshëm akademik do të jenë në auditor.

Portali U-Albania do të jetë i hapur nga data 29 korrik deri më 3 gusht për të gjithë maturantët që të bëjnë përzgjedhjet e tyre.

Ndër të tjera, ministrja Kushi ka ftuar studentët që të kenë në vëmendje programet e studimit që janë cilësuar si prioritet kombëtar,

“Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe fushës së shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti”, shkruan ministrja.

Kushi ka bërë një ftesë edhe për të rinjtë e të rejat nga Kosova, të cilët na bzë të marrëveshjes mes dy qeverive , mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri. /zoom.al/