zoom

Sport

PSG probleme në sulm/ Messi dhe Neymar nuk grumbullohen

Portieri italian Gigi Donnarumma do të jetë pjesë e skuadrës së PSG-së për ndeshjen që kryeqytetasit do të luajnë ndaj Brest në kampionat.

Kampioni i Evropës është grumbulluar nga trajneri Mauricio Pochettino dhe pritet të jetë titullar.

Surprizë është lënia jashtë listës e sulmuesit argjentinas Lionel Messi, që nuk është grumbulluar për këtë sfidë.

Jashtë është edhe mbrojtësi Sergio Ramos, i dëmtuar, ndërkohë që do të mungojë edhe sulmuesi brazilian Neymar.