zoom

Ekonomi

Pse ulja e numrit të bankave me rëndësi në Shqipëri është një lajm i keq për shqiptarët?

Nga Irena Biqiraj

Këmbanat e alarmit në Sektorin Bankar !

Me një gjuhe paksa  të drunjtë teknike “Monitor” në shkrimin “Numri i bankave me rëndësi sistemike ulet në katër, hiqet banka Intesa Sanpaolo”  na informon se nga 5 banka sot kemi 4 banka të cilat janë “sistematikisht të rëndësishme” ose thënë ndryshe  “to big to fail” .

Pra,  nisur nga madhësia e tyre relative në treg ato nuk mund të lejohen të falimentojnë.

Këtyre bankave të mëdha në rast vështirësish u jepet  një shkallë ndihme që nuk është përgjithësisht e disponueshme me ligj për sektorin e korporatave jofinanciare  dhe sigurisht nuk ofrohet asnjëherë për familjet apo taksapaguesit e tjerë.

Goja mos sjelltë gjë,  ose sic thonë në Vlorë “në dru e në gur”,   nëse ndonjëra nga bankat BKT , Credins  Raiffaisen, edhe OTP do të ishin në prag  falimentimi  ato do të shpëtoheshin  përmes formave të ndryshme të mbështetjes masive  dhe të paprecedentë  të qeverisë.

Ka dy trende të rezikshme që po matrializohen në sistemin bankar  e para  përqendrimi i theksuar  bankar,  edhe e dyta ndryshimi i llojit të pronësisë  së bankave brenda sistemit, të cilat do të tentojnë të ulin konkurencën por edhe sigurinë e sistemit .

Një sistem bankar i denjë ka dy funksione: të kujdeset për paratë e depozituesve dhe të bashkojë kursimtarët dhe investitorët në një marredhenie  reciproke fitimprurëse.  Kursimet depozitohen në banka dhe kujdesi për kursimet  ka një çmim.  Marrëveshjet që bankat rregullojnë ndërmjet huamarresve dhe depozituesve janë burimi i jetës së ekonomive moderne por edhe  proces i rezikshëm  për të cilën bankierët padyshim meritojnë të shpërblehen mirë. Pikërisht  fitimi  që bankierët fitojnë  për ofrimin e këtij  shërbimi thelbësor ekonomik  përfaqëson atë që ish-rregullatori britanik Adair Turner  e quante  “fajde e rregulluar me ligj”.

Përqendrimi në tregjet të mirëpërcaktuara të depozitave dhe kredive përcakton presionin konkurrues brenda sektorit.  Në nje treg  të përqendruar sic është yni, presioni konkurues bje, edhe bankat priren të ofrojnë kushte më të këqija për klientët.  Ky lloj konsolidimi ,  rezulton më pak lojtarë të fuqishem në treg duke  rritur rrezikun e dështimit.  Ndërkohë numri i madh i konsolidimeve ( bashkime edhe blerje bankash)  të cilat kanë ndodhur edhe po ndodhin në tregun bankar shqiptar ( ku edhe  Raiffeisen pritet të largohet edhe të blihet nga një grup shqiptar që zotron një bankë tjetër)   do të rrisin barrierat për hyrjet e reja në tregun bankar edhe financiar, duke  rritur fitimet e lojtarëve të mëdhënj në kuriz të kreditorëve edhe depozituesve  .

Nga ana tjetër teoria standarte ekonomike na mëson që përqëndrimi ose koncentrimi brenda  sektorit jo vetem rrit fitimet e lojtarëve më të fortë, por c’është më e keqja,  rrit  aftesitë e tyre për të përcaktuar apo ndikuar tek rregullat apo për te mos ju bindur  zbatimit të  tyre  . Pra sektori ynë  bankar rezikon të shëndrohet nga “fajdexhinjtë e rregulluar me ligj”  të Adair Turner , në fajdexhinjtë e rregulluar  sipas oreksit së vet fajdexhinjeve  .

Problemi i dytë është ai që preku edhe FMN-ja në deklaratën e fundit. Nëse deri dje bankat që vepronin në Shqipëri zotëroheshin  kryesisht nga banka të huaja europiane, sot po ndodh një zhvendosje  e frikshme e pronesisë së tyre në individë edhe grupe jo financiare , kryesisht shqiptare.

Prania e bankave me aksione të konsiderueshme të mbajtura  nga individë dhe grupe jofinanciare rrit rrezikun e mungesës së kapitalit edhe mjaftueshmërisë së tij , por mbi të gjitha rrit rrezikun që këto banka të hyjnë në transaksioneve të rrezikshme  me palët e lidhura .

Po ashtu ekziston frika  që hyrjet e reja  në tregun bankar të mos kenë përvojën e nevojshme  bankare apo mos të përmbushin kriteret ” fit proper”, të nevojshme për një bankë të sigurt. Pra thënë shkurt , siguria që  pronarët përfitues dhe menaxherët e lartë të bankave  jane të duhurit edhe të përshtatshmit për të ofruar një sherbim te tillë po bie.