zoom

Aktualitet

Pse u vra 67-vjeçari në Laç? Zbardhen detaje

Një 67-vjeçar u vra me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Laç.

Persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të banesës së tij, duke e lënë të vdekur.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, por pistat kryesore janë konfliktii i pronësisë ose gjakmarrja.

Familja e Mamlit kanë pasur konflikte me familjen Tafa.

Në vitin 2015, dy fëmijët e Dodë Mamlit kanë vrarë kushëririn e tyre, Naim Tafën, ngjarje e ndodhur në Mamurras.

Konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri.