Aplikacion
Në një intervistë për “News 24”, ai ka sqaruar se zgjerimi në Uzbekistan i një pjese të prodhimit do ta reduktojë maksimumi në 20% Cotonellen në vendin tonë ,por nuk bëhet fjalë për mbyllje.
Leqejza pranon se fasoneria është e tronditur nga rënia e euros në nivelet më të ulta, gjë e cila po sjell vështirësi për këtë sektor.
““Cotonella” ka një qëndrueshmëri dhe po i bën ballë humbjes financiare nga zhvleftësimi i euros, kompani të tjera të fasonerisë rrezikojnë falimentimin. E vetmja zgjidhje për të shpëtuar sektorin fason nga falimentimi është që të krijohet marka “Made in Albania”, pra të ketë një prodhim shqiptar si dhe qeveria të ndihmojë financiarisht këto kompani në këtë moment të vështirë duke treguar se cilat janë kërkesat e tyre”, ka deklaruar ai.
Administratori i “Cotanella”, kompani e cila është e vendosur në Shkodër që në vitin 1994, ka shtuar se nga biznesi fason në Shkodër janë afro 800 të punësuar në total.
“Nga biznesi fason në Shkodër janë afro 800 të punësuar në total të cilët prodhojnë kryesisht për kompanitë italiane. Dy prej tyre janë mbyllur kohët e fundit në Shkodër, kjo nga të dhënat e shoqatës së fasonëve të cilët po zhvillojnë takime në gjithë vendit për këtë moment të vështirë që po kalojnë”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/