Aplikacion
Megjithëse dollari nuk ekzistonte në 1492-shin, thelbi sipas Buffet ishte tjetër kund.A mund që financimi i këtij udhëtimi të konsiderohet “të paktën një përdorim mesatarisht i suksesshëm i kapitalit ?
Buffet shpjegon se nëse mbretëresha Isabella do të kishte investuar 30.000 dollarë në diçka që jep 4 për qind interes të përbërë, shuma e investuar deri në vitin 1962 do të ishte rritur në 2 trilion dollarë.
Shumëkush e ka të vështirë të besojë se interesi i përbërë prej 4 për qind i supozuar i Buffett-it ishte i disponueshëm për të pasurit dhe mbretërit e Europës para-industriale. Por sipas librit të Thomas Piketty, Kapitali në shekullin e njëzet e një (2013), shkalla reale e kthimit të kapitalit, pas taksave dhe humbjeve të kapitalit, ishte 4.5 për qind në shekujt 16 dhe 17, edhe deri në vitin 1913 u rrit deri në 5 për qind.
Piketty po ashtu konfirmon se norma mesatare efektive e kthimit ishte pothuajse 4.3 për qind gjatë pesë shekujve, duke përfshirë edhe rëniet drastike në kohën e luftrave. Me ketë normë, 30.000 dollarë të investuara në 1492 nga Isabella do të vlenin 110 trilion dollarë sot, ose sa pasuria e 50% të banorëve të globit.
Piketty në librin e tij prezanton edhe një shprehje matematikore të famshme “r>g” të cilën njerëzit filluan ta vendosnin në bluza, ku “r” (norma e kthimit të kapitalit) tejkalon “g” (normën e rritjes së ekonomisë në tërësi).
Kjo ishte situata që përshkroi pjesën më të madhe të historisë njerëzore, me përjashtim të shekullit të 20-të, kur ritmet e rritjes ekonomike ishin të larta ndërsa kapitali kishte një tendencë për t’u nacionalizuar, konfiskuar ose shndërruar në gërmadha.
Për sa kohë që kapitali shpërndahet në mënyrë më të pabarabartë se të ardhurat nga puna, “r>g” shoqëria është e predispozuar të jetë edhe më e pabarabartë, ku pasuria dhe fuqia grumbullohen vazhdimisht në duar të të pasurve edhe trashëgimtarëve të tyre.
Kthimi nga kapitali në Shqipëri në këto 30 vjet ka qenë mesatarisht rreth 13.1% ndërsa rritja mesatare ekonomike 3.9%. Ndërkohë që, taksimi i të ardhurave nga puna është progresiv edhe më i lartë se i të ardhurave nga kapitali.
Nëse ne kemi filluar ta prekim pabarazinë, ajo do të bëhet e dukshme kur fëmijët tanë të bëhen prindër.
Brezi ynë nuk trashëgoi gjë, por pasuria e trashëguar do të jetë një faktor formëzues i shoqërisë që do t’ju trashëgojmë fëmijëve tanë.
Ajo do të përcaktojë jo vetëm strukturën në klasën e të pasurve por edhe ato që do të gjenden më poshtë në ultësirën e piramidës së pasurisë, tek klasa e mesme.
Me këto ritme të rritjes së kapitalit e cila tejkalon disa herë rritjen ekonomike anemike të vendit, fati ekonomik i fëmijëve tanë do të përcaktohet gjithnjë e më shumë nga fakti nëse ne prindërit e tyre kemi blerë një shtëpi në vendin e duhur në kohën e duhur.
Ndaj nuk vlen më shprehja: “Babai im nuk më la gjë, mund të bëhesh edhe ti si unë.”
Nga aktorë, këngëtarë, gazetare dhe transgjinor! Kush janë 16 konkurrentët e Big Brother VIP