zoom

Aktualitet

“Pse ma gërvishte makinën?” – Sherr me sende të forta në Tiranë (EMRAT)

Dy persona u konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta në Tiranë, pasi u përfshinë në një aksident rrugor.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi këtë të enjte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku fillimisht, dy mjete u përplasën dhe u gërvishtën lehtë.

Mjetet drejtoheshin nga dy vajza, ndërsa sherrin me sende të forta e shkaktuan familjarët e tyre, Fatjon Dauti dhe Marjo Barami.

Gjatë konfliktit, mbeti i dëmtuar shtetasi Fatjon Dauti, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje, grupi hetimor gjeti një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.