zoom

Aktualitet

“Pse kështu do i humbasim shokët?”/ Prek me fjalët e tij reperi pas vdekjes së Laer Kurtit

Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit si Cllevio Serbiano, ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale pas vdekjes së Lear Kurtin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale reperi shkruan se vdiq dhe një gango tjetër, teksa pyet nëse kjo është mënyra se si do i humbasin shokët çdo muaj.

“Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël. Normal se do më marri malli për ty. Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan reperi në rrjetin e tij social Instagram. Klevio ka ndarë dhe një video nga shtëpia e tij, ku shfaqet Lear Kurti.

Nga ana tjetër kujtojmë se vdekja e të riut sipas Prokurorisë së Tiranës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka ndodhur si pasojë e gëlltitjes së një qeseje të bardhë, me përmasa 5×5 cm, e cila dyshohet se përmbante lëndë narkotike e llojit kokainë. Ndërkohë, familja ka akuzuar Policinë dhe efektivët që e shoqëruan për dhunë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka manipuluar ngjarjen. AI ka qenë në një vizitë në shtëpinë e Lear Kurtit, ndërsa në rrjetet sociale ka shkruar se autopsia është bërë shumë herët dhe nga një ekspert i vetëm, duke ngritur dyshimet për manipulim.