Aplikacion
Si rezultat, mendja e tyre ka nevojë për më shumë pushim sesa burrat. Jo vetëm në bazë të gjinisë, por grupmosha gjithashtu çon në luhatje të orarit të gjumit. Gratë kanë nevojë për 7-9 orë gjumë mesatarisht. Disa arsye pse një grua ka nevojë për më shumë gjumë sesa një burrë.
Oraret e mbingarkuara
Gratë kanë një orar më të ngarkuar sesa burrat. Jo vetëm që administrojnë punët e shtëpisë por edhe jetën e tyre profesionale. Në fakt, kur një grua shtrihet për të fjetur, ajo ka një vrull të vazhdueshëm miliona gjërash në mendjen e saj. Kjo e lodh atë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Prandaj, ato kërkojnë më shumë gjumë sesa burrat.
Ndryshimet hormonale
Kur bëhet fjalë për ndryshime hormonale, gratë përjetojnë vuajtjet më të mëdha duke nisur nga puberteti, shtatzania, lindja dhe menopauza. Përveç kësaj, ato kanë shumë ndryshime hormonale të cilat ndikojnë në shëndetin e tyre të përgjithshëm. Kjo lodh trurin dhe trupin e tyre. Si rezultat, trupi i tyre kërkon më shumë gjumë.
Nevoja për pushim
Epo, të gjithë e dimë, asnjë grua nuk është në pushim edhe të dielave. Ajo ose po i shërben familjes ose po bën punën e saj. Kur nuk pushojnë, ato meritojnë pak gjumë shtesë.
Multitasking
Gratë janë “multi-taskers”. Ato bëjnë gjëra të shumta në të njëjtën kohë dhe humbin më shumë energji sesa burrat. Një studim ka treguar se gratë duhet të flenë për të paktën 20 minuta më shumë se burrat.
Meloni “sfidë” gjykatës: Emigrantët? Rolet i respektoj, por do eci përpara, ju pëlqen apo jo