zoom

Të gjitha

Pse Fjoralba Ponari nuk do jetë pjesë e “Big Brother VIP”

Të martën mbrëma u bënë pjesë e “Big Brother VIP” 3 banore të reja. Pavarësisht kësaj, personazhet VIP që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme vazhdojnë ende të komentohet nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Së fundmi, moderatorja e dashur për publikun, Fjoralba Ponari, vendosi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të hyjë në këtë reality show.

Këngëtarja realizoi një video të vetes, me anë të së cilës listoi disa arsye, jo vetëm një, pse nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij spektakli.

“Jo, për dy arsye të thjeshta. E para, kam shumë angazhime jashtë që nuk i lë dot. Dhe e dyta, sepse nuk ma mban. Edhe pse jam e sigurt se do i kisha menaxhuar më mirë disa situata nga pjesa dërrmuese që janë aty, jam e sigurt edhe se do kisha shpërthyer në disa situata, sepse është shumë e vështirë të rrish gjatë 24 orëve me njerëz që jo detyrimisht do doje të ndaje kohën ose shtëpinë”, tha ajo.