Aplikacion
Në krye të Komisionit për Antikorrupsionin pritet të jetë kryetar Fatmir Xhafaj, i propozuar nga mazhoranca, ndërsa kryetar i Komisionit për Dezinformimin pritet të jetë Erion Braçe. Opozita ka lajmëruar bojkotin dhe protestën.
Por pavarësisht bojkotit, në Komisionin Antikorrupsion, emrat e deputetëve të opozitës janë aty për shkak të pozicionit që kanë në Komisionet Parlamentare dhe bëhen automatikisht anëtarë.
Ndërkohë në të dyja komisionet opozita nuk ka pranuar të bëhet pjesë.
PROJEKTVENDIM
Nr. __/2024
PËR MIRATIMIN E PËRBËRJES SË KOMISIONIT TË POSAÇËM TË KUVENDIT, NGRITUR ME VENDIMIN NR. 50/2024, PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN
PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN
Në mbështetje të neneve 7, 77, pika 1, 78 dhe 80, pika 3, të Kushtetutës, neneve 24, 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, përcaktimeve në pikën IV të vendimit nr. 50/2024 të Kuvendit, si dhe me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Përbërja e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është si më poshtë:
III. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R E Lindita NIKOLLA
PROJEKTVENDIM
Nr.___ /2024
PËR MIRATIMIN E PËRBËRJES SË KOMISIONIT TË POSAÇËM TË KUVENDIT, NGRITUR ME VENDIMIN NR. 40/2024, “PËR TË KOORDINUAR DHE MBIKËQYRUR TË GJITHA VEPRIMET INSTITUCIONALE PËR TË LUFTUAR DEZINFORMIMIN DHE FORMAT E TJERA TË MBIKËQYRJES SË HUAJ
NË PROCESET DEMOKRATIKË TË VENDIT”
Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I: