zoom

Aktualitet

Protestë për Egli Progën/ Bllokohen disa rrugë në Tiranë

Policia Tiranës ka hartuar një plan masash për shkak të protestës që do të mbahet këtë pasdite për vrasjene Egli Progës.

Zona nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Protesta e thirrur nga familjarë 42-vjeçarit dhe aktivistë do të nisë në 19:30.