Aplikacion
Teliti theksoi se forcën e protestës demokratike s’ka ushtri e polici që ta ndalojnë.
“Le t’i heqin dritat, por ta harrojnë, protesta nuk do të ndalojë kurrë që hiqni mikrofonat e dritat. Ju përfaqësoni diktaturën, nuk doni demokracinë. Kjo bashki merr 800 mijë euro taksa e tarifa nga qytetarët, i vjedh me 5D, inceneratorët për të blerë zgjedhjet.
Ju po i merrni të ardhmen Shqipërisë, Tiranë dhe Shqipëria duhet të jetë në këmbë deri në largimin tuaj nga zyrat të mbyllura me zinxhirë, nga këto zyra që kushdo mund të hyjë përveç të zgjedhurve vendor. Largimi juaj është domosdoshmëri, këta qytetarë që mblidhen këtu nuk protestojnë vetëm për veten, por për të gjithë shqiptarët, për emigrantët që i kanë largua nga Shqipëria, kundër oligarkëve. Protestojmë dhe do ia dalim me protestën tonë, ndonëse do të jetë e gjatë, ndonëse mundohemi që me mjete demokratike një ditë do tia dalim. Nuk kemi asgjë me policët por me shefat tuaj, me drejtorët tuaj, me ministrat tuaj.
Të qëndrojmë të fortë, të bashkuar, forcën e protestës demokratike nuk ka ushtri as polici që ta ndalojnë, Do të jetë një ditë që ushtria dhe policia do të protestojnë sepse ne jemi me të drejtën”, tha ai.
Kurse aktori Mehdi Malkaj, gjatë protestës para Bashkisë Tiranë, është shprehur se shqiptarët janë populli më qesharak për shkak se nuk protestojnë.
Fjalimi i Malkajt:
“Sa shqiptarë u çuan për turpin e madh që u bë në këtë bashki, martesë e një çifti lesbikeje. Turpi i madh njëra kishte fëmijë në dorë, skandal, kush u çua në protestë. T’i thërrasin mendjes, të vijnë këtu, janë votuar nga populli për të qenë pranë tyre jo për ti parë si zvarriten.
Thonë për ne shqiptarët që jemi trima? Unë them jo, nuk jemi trima, ju ka vajtur mendja ndonjëherë që kufijtë shtetërorë i kemi me veten tonë. Ne kufizohemi vetëm me shqiptarë sepse vetëm na kanë marrë tokë dhe jemi bërë të vockël fare. Nëse do të ishin trima ky që sot është kryeministër nuk do të ishte në pushtet tani.
Sa shqiptarë u çuan për turpin e madh që u bë në këtë bashki, martesë e një çifti lesbikeje. Turpi i madh njëra kishte fëmijë në dorë, skandal, kush u çua në protestë. Që të thoshte ore çfarë bëni, ne pranojmë të keqen me shumë dashuri.
Jemi popull i shtrirë barkas ku kalon kryeministri me gjithë qeverinë e tij të qelbur, na shkel me këmbë dhe nuk ndihemi. Ka ardhur koha të mbushim xhepat me gurë, nuk mban më, Jemi populli më qesharak, nuk protestojnë. Njeriu grindet me veten, por si nuk u grindëm ke këta që të shpërfytyrojnë, ku është rinia shqiptare, ku janë figurat kombëtare, ku janë nderet e kombit, për çfarë i kanë marrë titujt.
Vetëm krime po bëhen. E merr tjetri gjithë Shqipërinë e ikën në Greqi, është turp për ata që ikën pas tij. Më kanë mësuar të them të vërtetën, ashtu isç e mendoj unë. Deputetët ti thërrasin mendjen të vijnë këtu, janë votuar nga populli për të qenë pranë tyre jo për ti parë si zvarriten”. /ZOOM.AL/