Aplikacion
Kjo protestë do të mbahet në orën 11:00, paralelisht me seancën në Kuvend, teksa kjo mund të jetë e shkurtër, pasi deputetët e PD mund të zhvednosen edhe te protesta në fjalë.
Nga pamjet në terren, duken se masa po merren edhe pranë Kuvendit, në rast se protestuesit do të zhvendosen pranë godinës së Parlamentit. Policia ndodhet në gatishmëri, duke rrethuar të dy institucionet, me plan masash konkret.
Në pamje duket se si një autobot uji vendoset pranë hyrjes së Kuvendit. Protesta e opozitës po mbahet për dosjen 5D, teksa janë arrestuar 3 drejtorë të rëndësishëm nga SPAK për tenderimet korruptive dhe 5 të tjerë janë nën akuzë.
Javën e kaluar godina e bashkisë u godit me fruta-perime dhe vezë nga shoqëria civile dhe opozita, teksa këshilltarët bashkiakë kërkojnë mbledhje urgjente dhe dorëheqje të Veliajt. /ZOOM.AL/
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë