Aplikacion
Ndërkohë mbi 10 persona janë proceduar në gjendje të lirë. Policia ka mundur të identifikojë personin që ka hedhur mbi 5 shishe molotov dhe po punon për kapjen e tij. Personat e tjerë janë proceduar për akte dhune para bashkisë, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike.
Gjithashtu mes të proceduarve penalisht është edhe aktivistja Adriana Kalaja, e cila akuzohet se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestës para Bashkisë Tiranë.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:
-D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;
Si dhe A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “thirrjet publike për veprime të dhunshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. deri tani janë rreth 50 persona të proceduar në total, 8 të arrestuar që Gjykata vendosi të ndiqen në gjendje të lirë dhe disa në kërkim. /ZOOM.AL/