zoom

Lajme

Protesta e Rithemelimit frikëson Bashkinë Tiranë. Mbledhja e këshillit online “për arsye sigurie”

Kryesia e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka marrë vendimin për ta zhvilluar mbledhjen online “për arsye sigurie”.

Ky vendim është marrë përpara zhvillimit të protestës së opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, e cila u paralajmërua nga Rithemelimi.

Anëtarët e mazhorancës kanë votuar që mbledhja të mbahet on line pasi janë të frikësuar nga protesta që zë vend para hyrjes së Bashkisë ku kërkohet dorëheqja e  kryebashkiakut Erion Veliaj.