zoom

Lajme

Protesta e PD në Durrës kundër mbetjeve toksike: Nuk jemi kazan! Kjo është skenë krimi!

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi ka protestuar kundër mbetjeve toksike që kanë mbërritur në Portin e Durrësit.

Bylykbashi është shprehur se ky port është skenë krimi dhe është prova se si janë grabitur shqiptarët në një nga pasuritë më të mëdha dhe strategjik të vendit.

Fjala:

Unë jam një qytetar si të gjithë ju, një durrsak, ku po rrezikohemi me mbetjet toksike që do të helmojnë jetën e qytetarëve.

Jemi mësuar të dëgjojmë skandale njëra pas tjetrës por ky është një nga ato që shqetëson çdo prind për shëndetin e fëmijëve për tani dhe për të ardhmen.

Qyteti i Durrësit mban vendin e parë për sëmundjet që vijnë nga ndotja e ambientit. Çfarë do të indohet nëse Rrjeti i Bazelit nuk do të denonconte këtë skandal dhe vepër penale.

Nëse nuk do të kishin reaguar organet e shteteve tjera nuk do të merrnin vesh asgjë, ata do të vinin dhe të groposeshin pa asnjë dijeni për qytetarët.

Ky është model kriminal qeverisëse, është detyra jonë qytetare të reagojmë fort për të gjithë ata që kanë lidhje me këtë skandal.

Ky port është kthyer nën qeverisjen e Ramës në një vatër të krimit të organizuar, këtu kalojnë kotinier me drogë dhe nuk kap njeri.

Ky port është skenë krimi dhe është prova se si janë grabitur shqiptarët në një nga pasuritë më të mëdha dhe strategjik të vendit. Pyetja është ky ndodhet prokuroria, është skenë krimi dhe prova edhe organi hetues duhet të jetë këtu për të hetuar dhe nxjerrë përgjegjësit.

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ishte pjesë e protestës së opozitës organizuar në hyrje të portit të Durrësit, ku nesër pritet të vijë një anije me 200 kontejnerë me mbetje toksike.

Në fjalën e saj ajo tha se “nuk mund të jemi në kazani i Shqipërisë”, ndërsa theksoi se është e paimagjinueshme të shikohet si shkërmoqet ky qytet dhe sesi shitet dhe falet.

Ajo i bëri thirrje të gjithë durrsakëve që të protestojnë.

“Kjo maskë që mbaj unë sot do të jetë maska që do të mbajë secili prej jush kur këto mbetje të vijnë nesër”, tha ndër të tjera Hysaj.

Jola Hysaj: Tek po vija këtu dikush më pyeti. Pse po mban maskë? Nuk mund të mos mbaj maskë është më shumë sesa normale. Po pse është normale ku në një qytet ajri i pastër i detit duhet të prevalojë. Sepse thashë ne drejtohemi nga një qeveri toksike, një qeveri mbetje. Me mbetje e nisi dhe me mbetje do ta përfundojë mandatin. Është e paimagjinueshme sesi shkërmoqet ky qytet, sesi falet dhe i dhurohet njerëzve. Ku janë durrsakët që krenohen për historinë 2700 vjecare, ata që thonë jemi durrsakë. Ajo maskë që mbaj unë sot do të jetë maska që do të mbajë secili prej jush kur këto mbetje të vijnë nesër. A jemi në kazani i Shqipërisë, ndërkohë që Durrësi dhe porti është simbol jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin. Nuk jemi në kazani i Shqipërisë, nuk janë as mediat, por jeni ju kazani dhe jeni ju mbetja toksike më e keqe e cila po prevalon në Shqipëri dita ditës.