zoom

Lajme

Protesta e Opozitës para Parlamentit, deputetët e PS vijnë më herët. Hyjnë nga pjesa e pasme

Për pak çaste pritet të nisë protesta e opozitës, e paralajmëruar më herët.deputetët e PS kanë hyrë në parlament më herët.

Gjithashtu edhe seanca parlamentare ku do marrë pjesë vetëm mazhoranca, për ngritjen e Komisioneve Antikorrupsion dhe Dezinformim, ku kryetarë do zgjidhen Fatmir Xhafaj dhe Erjon Braçe respektivisht.

Ndërsa, pas godinës së Kuvendit janë edhe dy autobote me ujë, si dhe qindra forca policie që e kanë rrethuar, me FNSH dhe RENEA në gadishmëri për çdo situatë.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se deputetët e PS zgjidhën të vinin më herët në Parlament, për të shmangur përplasjet dhe hynë nga pjesa e pasme.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj gjithashtu ndodhet në terren. /ZOOM.AL/