Aplikacion
Kujtojmë se për incidentet e shkaktuara në protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar, policia deri tani ka shoqëruar 34 persona. Ndërsa penalisht, ndër të tjerë u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Bardhi akuzohet për lëndën nga bombolat antizjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD-së, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm. Protestae zgjati tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës.
Pas përplasjeve të së shtunës, të dyja palët kanë hedhur akuza të ndërsjella për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe përdorim të dhunës.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat të dielën deklaroi se protesta do të ketë sërish, por shtoi se do të gjykohet në një moment të dytë për kohën kur do të mbahen. Kurse, po të dielën disa minuta më vonë, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga godina e Selisë Blu në të cilën po bëhen pastrime dhe rinovime, se ka ardhur koha që nga gërmadhat të ngrihet një PD e re, e cila do të lërë pas edhe gjurmët e tranzicionit.