zoom

Politikë

Protesta e 20 shkurtit, Rithemelimi i PD-së zbret në Kavajë: E keqja, nga abuzimi me pushtetin

Opozita e bashkuar e Rithemelimit të PD vijon aksionin për protestën e 20 shkurtit, që do mbahet në Tiranë.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Synej të Kavajës.

Në një postim në Facebook, Salianji tha se demokratët do t’i bashkohen frymës së fitores më 20 shkurt para Kryeministrisë.

Postimi:

“Në Synej, me banorët punëtore e të palodhur, demokratët e palëkundur, të cilet nuk ju nënshtruan presionit e joshjes së qeverisë dhe i kthyen Bashkinë qytetarëve të Kavajës në zgjedhjet e fundit.

Ata e dinë se e keqja vjen nga abuzimi me pushtetin në Tiranë, dhe me shpirtin e frymën e fitores do bashkohen me 20 shkurt para Kryeministrisë”. /ZOOM.AL/