zoom

Aktualitet

Propaganda ruse: Lejojmë vetëm evakuimin e qytetarë në Rusi e Bjellorusi

Ukraina ka deklaruar se propozimi i Rusisë për korridoret humanitare që çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi ishte “plotësisht imoral”.

“Qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas”, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Kjo është një histori krejtësisht imorale. Vuajtjet e njerëzve përdoren për të krijuar pamjen e dëshiruar televizive,” tha zëdhënësi në një mesazh me shkrim, të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Mesazhi:

“Këta janë shtetas të Ukrainës, ata duhet të kenë të drejtë të evakuohen në territorin e Ukrainës”