Aplikacion
Të dhënat që maten nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e Indeksit i atribuohen Tiranës, ku pronat janë shtrenjtuar me 23.5% për këtë periudhë, por në zonat e tjera çmimet reale janë në rënie. Pronat e bregdetit raportojnë rritje të vogël. Kështu, rritja e çmimeve në Tiranë ka ndikuar në rritjen tërësore të Indeksit.
Shifrat tregojnë se blerësit e pronave kanë nisur negocimin e çmimit, ku në 2/3 e rasteve të shitjes, çmimi ka qenë 5-20 më i ulët se ai që ka kërkuar shitësi. Gjashtë muaj më parë, pothuajse të gjitha pronat shiteshin me çmimin e njoftuar. BSH thekson se është e vështirë të interpretohet nëse kjo lëvizje do të thotë se blerësit po tregohen hezitues.
Sipas burimit të financimit, 53% e pronave të blera janë financuar me kredi deri në 60% të vlerës. Në periudhën paraardhëse me kredi ishin blerë 60% e pronave.
Për të njëjtën periudhë, raportohen edhe më pak shitje. 67 agjentë kanë shitur 928 prona, ndërsa në fund të 2023-shit 77 agjentë shitën 1.169 prona. Numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 5, nga vlera 7 e raportuar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.
Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie.
Qendra e Tiranës është zona më e lakmuar dhe shitjet në këtë hapësirë zënë 46% të totalit të pronave të shitura.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, koha e shitjes për banesat në Tiranë u rrit nga 8.3 në 9.7 muaj, ndërsa në bregdet u përgjysmua nga 10.9 në 5.9 muaj.
Rreth 27% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 61% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së
Agjentët raportojnë rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare, dhe çmimet e qirasë kanë shënuar rritje. Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës.
Për gjashtëmujorin e ardhshëm, agjentët presin rritje të çmimeve dhe rritje të numrit të pronave të regjistruara për shitje.
Çfarë të bëjmë me 2024-ën. Një vit i turbullt ka hedhur dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme