zoom

Aktualitet

Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu merret në pyetje nga SPAK

SPAK mori në pyetje këtë të hënë pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Ai u paraqit mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe, sipas burimeve të Zoom.al, qëndroi brenda përreth dy orë.

Zyrtarisht, nuk dihet çështja për të cilën është pyetur ai nga prokurorët e posaçëm, por përflitet se thirrja e tij për dëshmi lidhet me koncensionet në shëndetësi.

Dy prej kontratave, ajo e check-up dhe sterilizimi u hetuan nga komisioni parlamentar, por dy të tjerat ajo e dializës dhe e laboratorëve, të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu u përjashtuan nga hetimi parlamentar.

Postime të lidhura