Aplikacion
Një aksion me urdhër të Prokurorisë së Durrësit po zhvillohet në Kadastër prej mëngjesit. Mes të akuzuarve është edhe ish-zv/drejtori i Kadastrës, Leonard Kadrimi.
Pesë persona kanë përfunduar në pranga, të gjithë punonjës, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Një prej personave të shpallur në kërkim xështë edhe ish zv-drejtori i këtij institucioni, Kadrimi. Mësohet se bëhet fjalë për një sipërfaqe toke të tjetërsuar në Spitallë.
Ndërkohë që 9 të tjerë janë nën masën e sigurisë detyrim për paraqitjeje. Paraprakisht mësohet se shkak është legalizimi, tjetërsimi i tokave në zona të ndryshme. Prokuroria pritet të dalë me njoftim zyrtar dhe detaje për operacionin.
Emrat e të arrestuarve:
-Gjovali Ndoci
-Dashnor Taulla
-Kreanar Karati
-Ardit Kërtusha
-Mikel Zaho
/ZOOM.AL/