Aplikacion
Ajo tha se janë arrestuar 2 persona të punësuar në institucione shtetërore e dy të tjerë në sektorin privat. Këta të fundit, kanë blerë të dhënat te punonjësit shtetërorë. Sipas Imerajt, hetimet po vijojnë edhe në Drejtorinë e Transportit Rrugor, pasi janë publikuar dhe të dhënat e targave të shtetasve shqiptarë.
“Duke marrë shkas dëmtimin e interesave të shtetasve dhe interesin e shtuar të publikut në raport me ngjarjen. Por edhe shqetësimin që ushtroj si Prokurore në një ngjarje të tillë ku të dhënat shpërndahen në whatsapp-e, nga ana e Prokurorisë është operuar me hetimin. Janë kryer veprimet hetimore, janë marrë të dhënat përkatëse. Është vijuar me sekuestrimin e pc, servare, duke arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm e si rezultat të hetimit paraprak kemi identifikuar 4 autorë. Dy janë punonjës në institucionet shtetërore. Kat ë dhëna të rëndësishme të bazuar në prova se kanë rrjedhur të dhënat personale. Punonjësi i IT që është punësuar te AKSHI, duke pasur aksesin në të dhënat personale në pagat e disa muajve ka hyrë duke marrë këtë të dhëna e këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj dhe ky i fundit ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur subjekteve private. Punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën dhe të dhënat e siguruara i kanë shitur në struktura private. Janë arrestuar dhe 2 autorë të dyshuar që punojnë në sektorin privat. Prokuroria fillon hetimet, sepse edhe në Drejtorinë e Transportit ka të dhëna që lidhen me targa”, deklaroi Imeraj.