Aplikacion
Ndërkohë ditën e djeshme është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, po ashtu ish-këshilltar i Thaçit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.
Dy ditë më parë, Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales. Gjithashtu muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.
Pas bastisjes së banesës, Artan Behrami ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese. Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet