zoom

Aktualitet

Prokurori mbyll të moshuarën në psikiatri pa raport mjekësor, spitali: Nuk ka asgjë!

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” është publikuar historia e Krisanthi Kores, e cila denoncon se është dhunuar nga policia, është futur në burg pa të drejtë dhe po i marrin shtëpinë.

Lidhur me denoncimin e të moshuarës 76-vjeçare, “Stop” ka ndjekur hap pas hapi të gjithë problemin. Vetë e moshuara tregon se ajo është marrë me forcë nga Gjirokastra dhe është dërguar me psikiatri me urdhër të prokurorit Emëror Kasaj.

Më mbajtën në paraburgim, më çuan të shoqëruar nga tre policë, më çuan në psikiatri me urdhër të prokurorit. Erdhën tre mjekë dhe policët i thonë që ishte me urdhër të prokurorit. Mjekët kërkuan rekomandimin, ku ka qenë e shtruar. Mjekët duke parë moshën time më kërkuan që të shpjegoja të gjithë historinë.  Duke u treguar atyre se çfarë më kishte bërë policia, prokuroria. Ata më thonë të mos shqetësohesha dhe u thotë policëve që këtu ishte për të ardhur prokurori dhe vajza e saj”, tregon e moshuara.

Gazetari i “Stop” shoi dhe takoi vajzën e Krisanthi Kores, Elenin, e cila thotë se ka lajmëruar sërish policinë dhe ka denoncuar mamanë.

Gazetari: Vajza është ajo?

Krisanthi Kore: Po.

Vajza Eleni Kore: Dhe si përfundim, është kaq vjeçe, po unë tani kam thirrur policinë, se më ka hapur muret prapë, për të dëgjuar se me kë flas unë.

Gazetari: Prapë policinë?

Vajza Eleni Kore: Po, prapë policinë.

Gazetari: Si e ka arrestuar policia, është krim i madh.

Vajza Eleni Kore: Po s’i se ka arrestuar, krim i madh, po këto të mijat, po shtëpia këtu është pronë kjo.

Gazetari: Pse s’ke aplikuar më përpara, kur ishte objekti jot ky?

Vajza Eleni Kore: Unë isha në Greqi.

Gazetari: Po pse, tani ku je?

Vajza Eleni Kore: Isha në Greqi..

Gazetari: Vije, siç ke ardhur tani, vije në atë kohë.

Vajza Eleni Kore: Epo, atëherë qe periudha që nuk vija dot, nuk vija dot.

Gazetari: Po pse tani vjen? Nuk janë argumente.

Vajza Eleni Kore: Unë kam..

Gazetari: Do pajtoheni?

Vajza Eleni Kore: Jo, jo, me ato që më ka bërë jo.

Gazetari: Po çfarë të ka bërë? Asgjë.

Vajza Eleni Kore: Në qoftë se ti, do ti vesh fëmijës tënd, t’i japësh numrat policëve dhe njërit dhe tjetri, të më marrin mua, kur unë jam nënë e tre fëmijëve, të më marrin në telefon dhe të më thonë ndyrësirë në mes të natës, do ta bëjë kurrë këtë?

Gazetari: Shiko tani, kjo më fal ë, më fal

Vajza Eleni Kore: Do të tregoj një diçka

Gazetari: Më fal, të ndaloj…

Vajza Eleni Kore: Po

Gazetari: Kjo e telefonatave është shumë herë më e lehtë se burgu që ka bërë ajo, po ta marrësh ashtu, e kupton?

Vajza Eleni Kore: Po.

Gazetari: Që i ke bërë ti nënës, e ke çuar në burg.

Vajza Eleni Kore: Kur erdha unë, nëna ime qe në burg.

Gazetari: I fut një të fikur telefoni dhe më fal për shprehjen, të hanë m***, policët e kushdo.

Vajza Eleni Kore: Ashtu bëra, se s’merresha fare me këta. Këto janë komplet të inxhinierit, që më ka bërë..

Gazetari: Po nejse, këto nuk merren për bazë se s’janë as me firmë, as me gjë.

Vajza Eleni Kore: Nuk janë me firmë, është shkrimi i tij, është shkrimi i tij.

Gazetari: Dëgjo Eleni është turp..

Vajza nuk pranon që të pajtohet me nënën e saj edhe pse gazetari këmbëngul që kjo gjë të ndodhë. Përballë kësaj situate Krisanthi Kore me lot në sy thotë se do që të marrë vetëm certifikatën e pronës së saj dhe pastaj le të vdesë.

Që të më bëhet legalizimi i banesës, që unë ta marr atë certifikate pronësie, se e kam bërë me gjak, të rrojë vetëm dy ditë sa të marr certifikatën dhe pastaj le të vdes, jam shumë e kënaqur që të vdes, se gjithë jetën time jam torturuar”, shprehet ajo./tvklan.al

Postimi i fundit

“Maya e punësoi si bodyguard” – Flet avokati i këngëtares: Bashkëshorti i saj, i alkoolizuar