Aplikacion
“Po të shikoni nëse flasim intoksikacion në ajër, aty tek cepi që janë që janë dy shezlongët, po të shikoni sipër ka një tavan aspirimi, të parë aty. E dyta, aspirimi ka filluar 10 minuta para se të hynin personat në pishinë. Dhe 10 minuta pasi këta kanë hyrë kanë vajtur punonjësit për t’i ofruar shërbim. Bie varianti i parë, sepse në kushtet e një aspirimi zvogëlohet mundësia që këta… bie edhe versioni tjetër i ujit. Sepse në ujë nuk janë hedhur të gjithë njëkohësisht dhe nëse do ishin hedhur do vdisnin në ujë.
E treta, nëse marrim versionin atë që njohim ne nga kriminalistika e rasteve ruse, që kanë 100 vjet, kanë një program nga 60-ta deri në 93-ish po nuk e kanë mbyllur akoma. Programi Foljant, i cili vazhdon prodhon agjentë dhe reagentë, organikë, inorganikë, të cilët bëhen të pa detektueshëm për shumë prej paisjve të NATO-s. Dhe ata e kanë këtë program vetëm për këtë punë. Dhe njëkohësisht në lidhje me zgjedhjet, ata kanë një njësi që quhet Njësia Speciale 29-155 e GRU, e shërbimeve sekrete të ushtrisë. Dhe ata ishin ata që bënë grushtin e shtetit në Mal të Zi në 2016-n. Ata vijnë në rastin e zgjedhjeve gjithmonë.
Nuk dua të bëj teori konspirative, por janë ca gjëra që fillojnë mbushin pazëllin. Sepse na bien të gjithë këto versionet. Dhe na del ai versioni i Foljatit, i teatrit të Dubravkës, që nuk u mor vesh çfarë gazi hodhën, e hodhën në një moment e aspiruan… Dhe jo Skripalin. Ajo që nuk është zbuluar akoma është djali i vet i cili është gjetur i vdekur në San Petërburg dhe nuk dihet akoma, është si ky rasti. Është në një pishinë. Është i ngjashëm si ky”.